Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij kërkon të pushtojë edhe institucionin e Avokatit të Popullit.
Berisha po ashtu theksoi se kryeministri përdori të njëjtën skemë si me zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, ky është një tjetër akt që tregon se monizmi përmbyset vetëm me revolucion.
“U fol për marrëveshje të ngushta dhe të fshehta, por Rama përdori të njëjtën skemë si në rastin e presidentit. Që bëri sikur po ja linte opozitës dhe në fakt u tall dhe nxori lakminë e tij të pafundme për pushtet dhe emëroi njeriun që deshi. Ky akt është dëshmi tjetër se monizmi përmbyset vetëm me revolucion”, tha Berisha.