Emigrantët në kufirin Poloni-BjellorusI/ NATO dënon veprimet e Lukashenkos

0

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka dënuar fuqishëm migracionin e vazhdueshëm dhe të parregullt të krijuar nga Bjellorusia si pjesë e veprimeve të synuara kundër Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë për qëllime politike.

Aleatët e NATO-s  në një deklaratë për mediat kanë shprehur se janë kundër veprimeve të Bjellorusisë, të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve në nevojë dhe i bëjnë thirrje t’i ndërpresë këto veprime. Gjithashtu NATO mbështet Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe kombet e tjera aleate të prekura dhe mbështesin masat e marra.

“Këto veprime të pashpirta rrezikojnë jetën e njerëzve në nevojë. Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj rrezikut të përshkallëzimit dhe provokimit të mëtejshëm nga Bjellorusia në kufijtë e saj me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë implikimet për sigurinë e Aleancës. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të ndërpresë këto veprime, të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar. Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj rrezikut të përshkallëzimit dhe provokimit të mëtejshëm nga Bjellorusia në kufijtë e saj me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë implikimet për sigurinë e Aleancës. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të ndërpresë këto veprime, të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar,“- shkruhet në deklaratë.

BE-ja dhe NATO-ja akuzojnë Aleksandër Lukashenkon për përdorimin e migrantëve si armë për të ushtruar presion mbi Perëndimin duke dërguar njerëz që ikin nga Lindja e Mesme në Minsk dhe më pas në kufijtë e Polonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu