Emigranti shqiptar :Rritja nën regjimin e Enver Hoxhës më ka mësuar shumë

0

Aleksandër Mici, një emigrant shqiptar kërkon të largojë senatin veteran të Nju Jorkut, Chuck Schumer , udhëheqësin e shumicës demokratike. Mediat e huaja shkruajnë se Mici që u largua nga vendi pas periudhës së komunizmit dhe pikërisht kjo periudhë e bën atë të përçmojë socializimin.

“Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tirane dhe komuniste dhe po luftoja për të arritur në Amerikë. Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është një prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë,”– tha Mici për “The Post”.

Aleksandër Mici, i cili u largua nga Shqipëria në 1991, tha se rritja nën regjimin brutal të Hoxhës ishte një përvojë formuese në jetën e tij dhe kjo është arsyeja pse ai e do Amerikën dhe përçmon socializmin

“Vizioni i së majtës për Amerikën nuk është Amerika që brezat e emigrantëve si unë luftuan për ta arritur”,- shtoi Mici.

Aleksandër Mici 46 vjeç do të nisë zyrtarisht fushatën e tij të enjten. Ai ka kandiduar edhe më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit, ku mblodhi 45 për qind të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34, një distrikt me shumicë dërrmuese demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu