Emma Tustin njerka përbindësh u dënua me jetë të përjetshme

0

Emma Tustin, u fsheh në qelinë e saj në vend që të vinte dhe të përballej me gjykatësin për të marrë dënimin për vrasjen e thjeshtrit të saj. Emma Tustin, 32-vjeçarja e dënuar për vrasjen e djalit 6-vjeçarit të partnerit të saj, Arthur Lambino Hughes, në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Vosan, u dënua sot me burgim të përjetshëm. Ditën e sotme është dënuar edhe bashkshorti i saj Thomas Hughes , 29 vjeç , I cili nuk bëri asgjë për ta ndaluar kur partnerja e tij po torturonte psikologjikisht si dhe fizikisht djali e tij, gjatë martesës së tyre, u dënua me 21 vjet burg.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në shtëpi më 16 qershor 2020 gjatë sulmit fatal që i kushtoi jetën 6 vjeçarit, provat e paraqitura në gjykatë treguan se 29-vjeçari inkurajoi trajtimin brutal të djalit nga bashkshortja e tij dhe e lejonte që vogëlushit 6 vjeçarë ti bëheshin tortura të ndryshme të cilat ia vështirësuan jetën para se ai të vdiste.
Duke shpallur dënimin sot, gjyqtari iu referua Tustin, e cila ka katër fëmijë të saj, si “një grua manipuluese që do të gënjejë këdo dhe do të fajësojë këdo për të shpëtuar veten”. “E vetmja mëshirë që ke treguar në jetën tënde është për veten tënde, dhe asnjë herë nuk ke kërkuar falje për vrasjen e Arturit që ishte në kujdesin tënd… Ti doje që Thomas Hughes të siguronte jetesën për ty dhe fëmijët e tu, por ti nuk doje më “peshën” e mbajtjes dhe kujdesit për Arturin”.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu