TIRANË- Janë publikuar emrat e dy vëllezërve, të cilët gjatë natës (18 maj) dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri 31-vjeçarin Kejdi Spaja.
Dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika, pkatësisht 33 dhe 22 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia.
Ata dyshohet se tentuan të vrisnin me armë Kejdi Spajën, 31 vjeç, i cili lëvizte i lirë ndonëse ishte në “arrest shtëpie”.Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht polici Anxhelo Kumaraku, i cili ndodhej aty jashtë shërbimit





