Emrat/ Ja zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, çfarë shkeljesh kanë kryer/ Ngelet mister shkarkimi i Edlira Naqellarit

0

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan tetë zyrtarë dhe një tjetër në “arrest shtëpie”.

Në pranga kanë rënë shtetasit:
Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e Blerjeve të Përqendruara në Ministri të Brendshme. U shkarkua 8 ditë më parë, ndërsa mbetet ende mister shkarkimi i saj nga detyra.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.
Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Ndërkohë, raportohen se shkeljet kryesore të zyrtarëve të arrestuar janë: u përjashtua 1 kompani turke dhe 1 kompani kroate që ishin në garë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit; uniformat do të ndaheshin në 4 vite, u reduktuan në 2; si dhe u ulën njësitë që do të përfitoheshin nga policia, por çmimi mbeti i njëjtë.

 

Arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme u urdhërua nga SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, ndërsa kontrollet në zyra dhe banesa u kryen me vendim gjykate.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu