6 persona janë lënë në paraburgim nga policia britanike pas zbulimit të një ferme kanabisi në shkallë të gjerë në një shtëpi të braktisur të kujdesit në Leeds.
Oficerët gjetën bimë kanabisi me një vlerë prej rreth 450,000 £.
Gjashtë shtetasit shqiptarë u arrestuan në vendngjarje dhe më pas u akuzuan për prodhim kanabisi.
Altior Deda, 30 vjeç, Edison Markeci, 21 vjeç, Augustin Marku, 36 vjeç, Ali Qerfozi, 41 vjeç dhe Andi Teta, 32 vjeç, të gjithë nga Moorfield House, u paraqitën të martën në Gjykatën e Magjistraturës së Leeds.
Ata do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Leeds më 5 janar.