Babë e bir ranë në prangat e policisë lidhur me ngjarjen e raportuar një ditë më parë në Pezë Helmës.
Gëzim dhe Orjent Hysa, përkatësisht 58 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Sipas policisë më kallashnikov ka qëlluar 22-vjeçari Orjen Hysa. Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestruar edhe 4 krehra kallashi dhe dhjetëra fishekë.
Kujtojmë se fillimisht ata njoftuar policinë për të shtënat, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e tyre.
Babë e bir kanë pretenduar se 3 apo 4 ditë më parë kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar.
Mbrëmjen e së enjtes denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin që e ruante që prej ’97-ës dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër. Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë.