Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku dy persona ndërruan jetë pasi u asfiksuan nga gazi.
Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili është pronari i banesës dhe Vladimir Bengu, i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç. Mësohet se Altin Maksuti jetonte me familjen e tij në Greqi, por prej disa kohësh ishte kthyer vetëm për të rikonstrukturuar banesën në Tiranë.
Pasi prej pak kohësh familjarët nuk mund të komunikonin me viktimat, kanë lajmëruar policinë, duke kërkuar që të shkonin dhe t’i kontrollonin në banesë. Pasi efektivët kanë shkuar në banesën në në rrugën “Marije Kraja” rreth orës 17:20, i kanë gjetur të dy personatë pajetë. Dyshohet se viktimat kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar gazin hapur, teksa nuk dihet saktë nëse kanë vdekur sot apo që dje.