Emra të rinj, kandidatë të mundshëm për presidentë të Shqipërisë po përfliten dita ditës. Dy emra të tjerë u propozuan nga analisti Baton Haxhiu mbrëmjen e kaluar. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se dy emrat që ai mendon janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dhe Lea Ypi, akademiken dhe pedagoge në London School of Economics. Haxhiu shtoi se Linda Rama nuk mund të jetë mirëpo e shprehu publikisht dëshirën e tij gjatë emisionit.
“Kë do kisha dëshirë por është e pa mundur. Dy njerëz që kam respekt, Lea Ypi dhe Linda Rama. Për shembull, Linda Rama nuk mund të jetë, gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, ka informacion të jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik. Nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Meqë më pyete për emra”-tha Haxhiu.