EMRAT/ Përdhunuan të renë italiane, arrestohet shqiptari dhe kroati

0

Herald Merolli, 31 vjeç, një shqiptar banues në Itali dhe kroati Miroslav Lukic, 29 vjeç janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë sulmuar e përdhunuar një 28-vjeçare italiane. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur këtë verë në Kroaci, vend ku e reja kishte shkuar për pushime bashkë me vjehrrën e saj.

Një mbrëmje, vajza nga Bassano, e cila doli me kunatën dhe disa shoqe. Por, në momentin që ajo mbeti vetëm në një klub nate, shqiptari dhe kroati përfituan nga situata. Pavarësisht se e reja u largua me vrap, ata e ndoqën dhe e ndaluan në një rrugicë ku e përdhunuan.

28-vjeçarja përfundoi në spital ku dhe bëri denoncimin në polici. Sot, disa muaj pas ngjarjes së rëndë, dy përdhunuesit janë vënë në pranga, kurse 28-vjeçarja ndodhet në Itali, në gjendje të mirë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu