EMRAT/ Shpërndanin drogë, arrestohen dy persona

0

DURRËS- Ermir Murataj, 33-vjeç, Xhordjan Debrova, 19-vjeç janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se shpërndanin drogë në doza në një lagje të qytetit të Durrësit.

Bëhet me dijese shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy personat e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu