Emrat/ Vodhën në Angli 33 shtëpi, mes tyre edhe të futbollistit të famshëm, zbulohen grabitësit shqiptarë

0

ANGLI- Një familje shqiptare, babë e birë dhe disa kushërinj kanë bërë gjithsej 33 grabitje në një periudhuë kohoreprej katër muajsh. Gjithashtu ata ia arritën të grabisnin edhe në banesën e ylli të kombëtares angleze, Raheem Sterling të vilit i morën 10 ora të shtrenjta Rolex me vletë 300.000 stërlina. Mediat e huaja bëjnë të ditur se grabitësit përdorën një shkallë për të hyrë në shtëpinë e Raheem Sterling. Po ashtu grabitësit shqiptarë vodhën edhe shtëpitë e disa futbollistëve të tjerë në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.

Por ai që e ka pësuar është Emiliano Krosi, 24 vjeç i cili u arrestua dhe ka dalë përpara një gjykate nga ku ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet. Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë të Emiliano Krosit ikën nga Anglia për t’i shpëtuar dënimeve. Sipas prokurores së çështjes ky grup grabitjen e parë e realizuan në 12 Nëntor 2022 dhe të fundit në 15 Mars 2023. Shqiptarët Gerrard Kalaja, Henri Osmani dhe Alfred Isufi ishin pjesë e skuadrës në këto 33 grabitje shtëpish. Në një prej shtëpive të grabitura policia gjeti ADN të Gerrard Kalasë, Alfred Isufit dhe babait të tij.

Amiliano Krosi bashkë me të tjerët do të arrestoheshin në zonën Kent, më 27 Janar 2023 me akuzat për grabitje por u lanë me detyrim paraqitje. Në një shtëpi ku ata jetonin në lagjen Harrow të Londrës policia gjeti £6,000 cash, shumë bizhuteri, një kuti me vegla për hapje dyersh. Kur policia arrestoi Emiliano Krosin për të dytën herë, në telefonin e tij u gjetën biseda me disa shqiptarë të tjerë të cilëve u shiste orët Rolex dhe Cartier të vjedhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu