Emrat/ Vrasja e Haxhi Ballës dhe plagosja e të birit, Prokuroria e Fierit kërkon 25 vite burg për autorin dhe 17 vite për bashkëpunëtorin

0

FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar 25 vite burg për autorin e vrasjes së Haxhi Ballës, dhe plagosjen e të birit, si dhe 17 vite burg për bashkëpunëtorin e tij.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku Armando Boriçi dhe vëllai i tij G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë Haxhi dhe Aleks ballën, babë e bir. Si pasojë e plagëve të marra, Haxhi Balla ndërroi jetë.

Konflikti mes dy familjeve nisi për shkak të ndezjes së zjarrit. Armando Boriçi u ankua pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39 vjecarit. Sherri përfundoi më pas me plagosjen e Aleks e Haxhi Ballës.

“Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar: Deklarim fajtor të të pandehurit B për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy personave, në dëm të shtetasve H.B e A.B dhe në bazë të nenit 79/dh i K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurit B për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit A.B, dhe në bazë të nenit 76-22-25 të K.Penal, dënimin e tij me 17 vjet burgim”, njofton prokuroria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu