EMRAT/ Vrau bashkëshorten në Greqi, identifikohet çifti shqiptar

0

Shqiptari i cili vrau bashkëshoren në Greqi, quhet Festim, ndërsa viktima Elona. Sipas asaj që ai ka dëshmuar vetë në polici, e ka mbytur gruan me duar.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e çiftit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 8 dhe 10 vjeç, flinin në një dhomë tjetër. Çifti jetonte në Vlachioti prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi.

Dy fëmijët e tyre janë marrë në kujdestari nga daja, vëllai i Elonës, i cili jeton në të njëjtin fshat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu