Një ngjarje është raportuar në Itali, pasi ka humbur jetën tragjikisht biznesmeni shqiptar.
Mësohet se viktima është Aleks Palushi i cili ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniere si pasojë e një incidenti.
Mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja, 44-vjeçari ka qenë duke pastruar betonieren, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe u shtyp. Ai është dëmtuar rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur teksa po punohej për rinovimin e një godine të vjetër dhe ndihma e parë e dhënë kundrejt tij, ishte e padobishme.