EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, në pranga 21-vjeçari! (I riu kishte përfituar 9 herë shuma me vlerë 1000-3400 euro)

0

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi.

Blutë kanë dokumentuar se i riu me iniciale Seldi Margjegja, në 9 raste ka përfituar kredi me vlera 1000-3400 euro, pas aplikimit me karta identiteti false.

Sh*rr masiv në Librazhd, përplasen me GR*SHTE dhe sende të forta 4 vëllezër me 5 persona të tjerë!
21-vjeçari i falsifikonte kartat e identitetit duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë.

Të riut i janë sekuestruar 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.

Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.