EMRI-FOTO / Me makinën plot me drogë, shqiptari i ikën policisë në Qipro

0

Policia qipriote ka kryer një operacion, ku ka bërë të mundur sekuestrimin e 3.5 kilogramëve marijuanë. Aksioni është zhvilluar në zonën e Limasolit, teksa blutë kanë tentuar të ndalojnë një automjet, që dyshohej për transportim të lëndëve narkotike.

Pas sinjalizimit, policia ka bllokuar mjetin që drejtohej nga një 41-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 37-vjeçar. 41-vjeçari ka arritur të largohej, ndërsa pasagjeri 37-vjeçar tentoi gjithashtu të ikte duke u përplasur me makinën e policisë, por u arrestua disa orë më vonë.

Sakaq gjatë kontrollit policia sekuestroi një çantë me 4 pako që përmbanin 3.5 kg marijuana, ndërsa ka publikuar foton e 41-vjeçarit që është në kërkim. Ai është identifikuar si Jorgo Rrenjollari dhe ndaj tij tashmë ka një urdhër arresti.

JORGO RRENJOLLARI

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu