Emri/ Ja kush është 40-vjeçari që u përplas për vdekje në Pogradec

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

U mësua se trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur në anë të rrugës nga uniformat blu.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

Ndërkohë shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme përgjatë gjithë aksit rrugor Korçë-Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu