Është identifikuar autori i plagosjes së shtetasit Edis Reçaj në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e të martës.
Burime bëjnë me dije se autor i plagosjes së Reçajt është shtetasi Elfat Salihi , 31-vjeç.
Policia ka dyshime se autori dhe i plagosuri kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre.
Vetë Salihi është plagosur me 4 plumba pranë banesës së tij rreth 6 vite më parë.