EMRI / Përfaqësuesi i Tom Doshit firmos si delegat i Sali Berishës

0

 Përparim Kolaveri, përfaqësuesi i Tom Doshit ka firmosur si delegat i ish-kryeministrit Berisha për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Këtë e ka konfirmuar Endri Hasa me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Endri Hasës:

Në 8 vite, Partia Demokratike ka dënuar ashpër influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit. Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor. Është e qartë që përçarja e PD-së ështe interesi më i mirë i regjimit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij non grata. Demokratët do të vazhdojnë betejën e  tyre kundër regjimit të Ramës  dhe tentakulave të tyre pranë PD-së. Demokratët kanë një dhe vetëm një kundërshtar, ai është Edi Rama dhe regjimi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu