Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gentjan Malindin, i cili akuzohet për trafikimin e 137 kilogram kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2019.
Burime për median bëjnë me dije se Malindi është dënuar me 8 vite e 8 muaj, pasi u arrestua në 27 tetor të vitit të kaluar në Vorë teksa ishte duke lëvizur me automjet.
Kujtojmë se Malindi ishte pronar i anijes ‘Eniway’ brenda së cilës më 19 shtator të 2019-ës u gjetën rreth 173 kg kokainë. Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe u pikas në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas përfundoi në portin e Durrësit.
Malindi, biznesmen në Durrës është i njohur për trafikun e drogës, ndërkohë që në vitin 2013 ishte i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.