EMRI/ Vodhi makinën e parkuar, pranga “skifterit” nga Kurbini

0

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi një natë më parë vodhi një makinë të parkuar pranë një banese në afërsi të Fushë-Milotit. Sipas policisë i arrestuari është Agustin Preçi, një emër i njohur pasi rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë:

Vodhi gjatë natës, një automjet, identifikohet dhe vihet menjëherë në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu