Ende asnjë gjurmë nga ekzekutori i nxënësve në Gllogjan, reagon kryeministri Albin Kurti

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar.

Ai pasi ka bërë homazhe te busti i senatorit Bob Dole, tha se hetuesit më të mira janë të përfshirë në këtë rast.

“Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.

Autobusi ka qenë duke qarkulluar në rrugen Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat.

Nuk është ende e qartë nëse autobusi ka qenë shenjester e të shtënave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e patën cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Ende nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes të 26 nëntorit.

Ngjarjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka premtuar 20 mijë euro për çdo qytetarë që jep informacione për të dyshuarit që janë të përfshirë në këtë vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu