Ende mister masakra e Deçanit,asnjë gjurmë për autorin “fantazmë”, u zhduk pa gjurmë

0

Ka kaluar më shumë se një javë nga tragjedia e Deçanit, ku mbetën të vdekur 3 persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa i plagosur mbeti dhe një tjetër. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të çojë tek autori i ngjarjes, i cili është ende i paidentifikuar.

Fill pas vrasjes, dyshimet ishin se autori mund të ishte larguar nga Kosova. Deri më tani nuk ka të dhëna se kush qëndron mbrapa sulmit, një grupim, apo konflikt mes individësh për borxhe të pashlyera lidhur me biznesin.

Deri më tani, autori konsiderohet si një “fantazmë”, pasi pas vrasjes është larguar në mënyrë të beftë nga vendngjarja. Ndërsa edhe dëshmitarët janë shprehur se autori i maskuar, veproi shumë shpejt dhe u largua me shpejtësi për të mos lënë asnjë vend për dyshim.

Dyshohet se autori e njeh shumë mirë zonën dhe ka punuar me shumë kujdes, pasi provat e siguruara janë shumë të pakta.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu