Ende pa u mbyll procesi i numërimit/ Emirjana Sako shpall fitoren në Durrës: Privilegj t’i shërbej me përkushtim e pasion qytetit

0

Teksa procesi i numërimit është duke u mbyllur, Emirjana Sako, kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit Emirjana Sako ka shpallur fitoren, pasi është në avantazh të thellë me kundërshtarët e saj.

Në një postim në facebook, ajo shpreh falenderimet për të gjithë qytetarët e Durrësit që e votuan teksa zotohet se do të punoj me përkushtim e me pasion në detyrën e saj.

Postimi:

Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit.
Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu