Një ditë pas debateve të forta në studion e Top Story në Top Channel lidhur me ngritjen e akuzave nga SPAK për Ilir Metën, reagoi nga qelia presidenti Partisë së Lirisë .
Pasi këmbëngul se nuk jemi përballë një “𝐌𝐞𝐭𝐚-𝐆𝐚𝐭𝐞”, 𝐩𝐨𝐫 “𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐆𝐚𝐭𝐞” Ilir Meta për herë të parë ka zbuluar detaje për sa i përket aferës së lobimit në SHBA. për të cilën ai është vënë nën akuzë.
“Ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis”, ka shkruar Meta.
Ilir Meta e mohon pasjen dijeni për kontratën e lobimit.
“Në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI. Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi”.
Unë thotë Ilir Meta e mirëkuptoj cilindo që ndërron parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme.
“P𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧ë 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐤ë𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐋𝐒𝐈 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐨. 𝐊𝐲 ë𝐬𝐡𝐭ë një 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐨-𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧-𝐝𝐢𝐛𝐫𝐚𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫ë𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭ë𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐪ë 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢. 𝐂̧𝐮𝐝𝐢 𝐩𝐬𝐞? 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐙. 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏𝟎 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐞𝐬𝐩𝐨n𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐭ë 𝐞 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐞-𝐦𝐚𝐢𝐥 (𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪, 𝐩𝐚𝐬 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐢𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚 𝐬𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭𝐢, 𝐜̧𝐮𝐝𝐢të𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞ë 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐯 𝐚𝐩𝐨 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈)”.
Kërkesa e Metës ndaj SPAK përfshin edhe Endrit Brahimllarin ish nënkryetarin e Partisë së Lirisë, i cili pasi u përjashtua nga PL, kandidoi me PS në zgjedhjet e 11 majit.
“𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫ë 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐚𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐭. 𝐂̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐡𝐲𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐬𝐢 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐋 (𝐋𝐒𝐈) 𝐝𝐨𝐥𝐢 𝐬𝐢 “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐢 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐜̧ 𝐝𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐮 𝐟𝐮𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐒 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë”.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu pas këtyre akuzave të Ilir Metës, Endrit Brahimllari dha këtë koment.
“Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri i Endrit Braimllari nuk mund të mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”, tha Braimllari.