Gareth Bale habiti të gjithë me zgjedhjen e tij. Sulmuesi i njohur nga Wales u largua nga Europa, për t’u bashkuar me Los Angeles, në MLS amerikane.
Pasi e kuptoi se periudhës te Real Madrid i kishte ardhur fundit, për anësorin erdhën shumë oferta, tejet interesante. Gjithsesi, Bale befasoi jo pak, duke firmosur për Los Angeles.
Gazeta e njohur AS ka bërë publike disa nga arsyet që mund të kenë çuar 32 vjeçarin të merrte këtë vendim.
Motivi i parë është tërësisht i kuptueshëm. Në Amerikë, ai do gjejë minutat që i duhen për të qenë sa më gati për Botërorin e Katarit që fillon në nëntor.
Një arsye tjetër ka të bëjë me vendin. Los Angeles njihet për motin e mirë. Dashuria e Bale për golfin është e madhe dhe në qytetin kalifornian ka mbi 19 fusha golfi.
