Në kuadër të muajit antitrafik aktivitetet sensibilizuese synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për denoncim dhe mbrojtjen e të miturve.
TIRANË- Ishte vetëm 12 vjeçe kur jeta e saj do të merrte tatëpjetën. U ngacmua seksualisht nga babai ndërsa ky i fundit synonte ta trafikonte në vendin fqinj. Historinë e saj fillimisht nuk e besoi askush.
Prej 4 vitesh, sot 18 vjeçe, jeton në një strehëz për personat në rrisk trafikimi. Dhimbja e rriti para kohe, por sot ka ëndrra ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
“Kam dëshirë të vazhdoj për psikologji, dua të vijoj të jem mbështetja e njerëzve që ndoshta gjenden në situatën që jam gjendur unë,”- thotë ajo.
Në kuadër të muajit antitrafik aktivitetet sensibilizuese synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për denoncim dhe mbrojtjen e të miturve.
Duket se vitin e fundit ka një numër në rritje të të miturve të trafikuar, por si sipas specialistëve antitrafik, kjo vjen edhe si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit për denoncimin e rasteve.