Moderatorja Eni Vasili largohet nga Top-Channel. Ajo do t’i bashkohet sërish ‘News24’. ‘Open’ do shfaqet te ky ekran informativ. Lajmin e ka shpëndarë vetë News 24. ‘Në kuadër të një riformatimi profesional nga ana e ‘News24’, teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00’, thuhet në njoftim.
Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidentin “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni.