Eno Bozdo për përplasjen Basha-Berisha: “Asnjëri nuk bën për të udhëhequr partinë!”

0

Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme , në emisionin “Pushteti”  për të folur për situatën në partinë demokratike.

Për Eno Bozdon, Lulzim Basha po shkon drejt një izolimi progresiv që nisi pak javë më parë kur Foltores iu vë epiteti llum dhe vazhdon tashmë vijon me një tjetër përfaqësues që thotë se delegatët firmosën për një teke raki.

Sipas Eno Bozdos, as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk janë më për të udhëhequr PD-në. Ai shtoi se duhet një gare dhe demokratët të votojnë në mënyrë të lirë për çëshjten e lidershipit.

“Në 8 vite kemi kaluar nga njëra humbje në tjetrën. Askush nuk mban përgjegjësi për këtë. Nëse dikush kërkon të hapë debatin për reformimin e brendshëm të PD-së kjo kalon pa asgjë. Nuk është mënyra e duhur mbyllja e dyerve të Selisë. Shoh një izolim progresiv të lidershipit zyrtar të PD-së. Izolimi ka filluar javë më parë kur Foltores iu vu epiteti llum dhe tha se përbëhet nga drejtorë të korruptuar nga të cilat kemi humbur zgjedhjet. Pastaj vijohet me retorikën e dikujt tjetër që thotë se delegatët kanë firmosur për një teke raki. Kur kryetari thotë llum për Foltoren, nga sekretari nuk habimet. Çështja në PD sot është shumë e qartë. Zoti Berisha sfidon lidershipin e zotit Basha. Me të janë bashkuar demokratë sa të duash. Ka dhe një grup tjetër që mendon se asnjëri dhe as tjetri nuk mund të jenë më për të udhëhequr PD-në, këtu futem dhe unë. Cështja është thellësisht politike Juela. Nuk ka pse askush të fshihet pas statutit.. Çfarë do bëja unë po të isha në pozicionin? Ose do të tërhiqesha, ose do thoja nëse doni garë do bëja garë. Le të vendosin demokratët. Nuk ka nevojë ta çojmë në përçarje PD-në. Demokratët e dinë vetë. E rëndësishme është të votojmë dhe ta zgjedhim me votë të lirë lidershipin tonë”, tha Bozdo.

Ai ka rikujtuar kauzat ku ka marrë  pjesë opozita, si përshembull çëshjta e teatrit. Sipas Bozdos, opozita duhet të kete kauzat e saj dhe jo të futet në kauza të tjera kokë e këmbë kur duhet vetëm të mbante një qëndrim.

“PD duhet të ketë kauzat e saj. PD ka kauzat që kanë lidhje me familjen, besimin, pronën, vlerat njerëzore. Kauzat nuk kemi nevojë t’i shpikim. Sigurisht ndodhin kauza si teatri që duhet të përgjigjesh, por nëse harron kauzat për të cilat t’i je dhe futesh kokë e këmbë pa e kuptuar në një kauzë ku vërtetë duhet të mbash qëndrim, pastaj ndodh që përqeshesh. Ju kujtohet shprehja e famshme që Fatmir Xhafaj nuk hyn në Ministri pa shkelur mbi trupat tonë, kjo ka ulur besueshmërinë. Kjo ka ndodhur në 4-5 vitet e fundit. Ka një arsye madhore që është çështja e ngjarjeve të brendshme të PD-së, por kjo nuk e pengon Bashën të mos abstenonte për Eurobondin. Ne kemi ngritur alarmin e madh për borxhin publik, ndërsa kur qeveria merr 700 milionë borxh nuk mundesh të abstenosh. Seanca e buxhetit nuk mund të kalohet në batuta. Është në favor të kryeministrit ta kalosh në batuta. Nuk mund të shkojmë ne aty ku na tërheq Edi Rama”, përfundoi ai.