Era e fortë rrëzon skelat e një pallati në Kosovë, dëmtohen disa makina

0

Ditën e sotme Kosova është përfshirë nga moti i keq ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e shiut dhe të breshërit.

Për shkak të erës së fortë janë rrëzuar disa skela në një pallat në Prishtinë, duke rënë mbi makinat e parkuara poshtë.

“Në lagjen Qafa në Tophane janë rrëzuar disa skele gjatë punimeve. Nuk ka lëndime në njerëz, vetëm janë dëmtuar disa automjete. Për momentin ekipet janë duke e pastruar vendin. Njëherë duhet të kryhen hetimet për shkakun, por ka mujt me qenë era e fortë ose diçka tjetër por nuk kemi ndonjë vlerësim se çka ka ndodhur realisht”, tha Fushtica për mediat në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu