Erat e forta/ Mbyllet ngushtica e Bosforit në Turqi

0

Erërat e forta kanë shkaktuar mbylljen e ngushticës së Bosforit për trafikun e barkave. Deri më tani katër njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur ditën e djeshme në Stamboll.

Një nga arsyet kryesore të mbylljes së ngushticës është edhe përmbysja e një anije në portin e Stambollit Barka peshkimi ishin përmbysur në Pendik ndërsa një punëtor i portit të Zonguldak në Detin e Zi, humbi jetën nga objektet e rrëzuara prej erës.

Prej erërave të forta janë shkulur çati shtëpish dhe janë rrëzuar pemë në gjithë qytetin. Në qytetin e Çatalca, kulla e orës u rrëzua prej stuhisë ndërsa disa avionë nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit dhe të Sabiha Gökçen.