Erdhën me çantat plot me valutë nga Turqia dhe Austria, policia sekuestron mijëra euro

0

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

TIRANE-Policia kufitare në Rinas ka zbuluar dhe sekuestruar 31400 euro, ndërsa dy poseduesit i ka proceduar penalisht me akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi. Rasti i parë është një person që po kthehej nga Turqia për në Shqipëri.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të personit me inicialet M. U. banues në Turqi, shërbimet e policisë kufitare gjetën në çantën e dorës së tij shumën 12900 euro, të cilën nuk e deklaroi në momentin e hyrjes.

Rasti i dytë është një person me inicialet G. Q, banues në Austri, që në momentin e hyrjes në territorin shqiptar nuk deklaroi shumën 18500 euro, që kishte fshehur në çantën e shpinës, e cila u zbulua nga kontrolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu