Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë të enjten edhe tre zona të tjera që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i së hënës në Turqinë jugore.
Erdogan do të vizitojë qytetet jugore Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, të vendosura pranë kufirit me Sirinë.
Të mërkurën, Erdogan vizitoi një qendër ndihme emergjente të ngritur nga agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive pranë epiqendrës në rrethin e Pazarcik, si dhe përpjekjet e ndihmës në provincat Adana, Hatay dhe Kahramanmaras, raporton CNN.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për shenja jete në rrënojat e mijëra ndërtesave, që pa pas një nga tërmetet më vdekjeprurës në botë në 100 vitet e fundit.
Deri tani shifrat flasin për 16,000 jetë te humbura nga tërmeti.