Erdogan do të zhvillojë një bisedë telefonike me Putin të hënën, pritet të diskutohet mbi Ukrainën dhe Detin e Zi

0

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të hënën, më 24 nëntor. Mediat e huaja shkruajnë se kjo vjen disa ditë pasi SHBA-të paraqitën një plan që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Nesër, do të zhvilloj një bisedë telefonike me Putinin. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të hapur rrugën për paqe” , tha ai gjatë një konference për shtyp në Samitin e Liderëve të G20 në Johanesburg./