Janë rikthyer skenarët për përkeqësimin e shëndetit të Recep Tayyip Erdogan, i cili u shfaq i ngjirur në një dalje publike ditën e djeshme. Konkretisht, presidenti turk mori pjesë në eventin Forum Metaverse dhe foli për ndryshimin teknologjik që po vjen në Turqi. Mirëpo, kur nisi të fliste nga podiumi, dukej shumë i lodhur, ndërkohë që kishte një zë shumë të ngjirur.
Natyrisht, ai ka nxituar të sqarojë se zëri i tij është i tillë pasi është ftohur gjatë inaugurimit të urës së re në Dardane, por kaq mjaftoi! Nisën menjëherë thashethemet për shëndetin e Erdogan, të cilat “shpërthejnë” dhe e tregojnë hera-herës se ai ka vështirësi edhe në ecje.
Mirëpo çdo herë Presidenca ka mohuar fjalët duke ngulur këmbë se kreu i shtetit turk është të bindë Erdoganin se ai është i shëndetshëm.