Erdogan iu dha çelësat e shtëpive / Banorët e Laçit: Donim ta takonim, por s’na lanë

0

Vetëm një disa pasi Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte personalisht për t’iu dorëzuar çelësat e shtëpive të reja, të ndëruara nga shteti turk për familjet që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit 2019, banorët e Laçit shprehen të kënaqur me investimin e Turqisë në Kurbin.

Sipas tyre cilësia e ndërtimit ka qenë mjaft e mirë, ndërkohë që flasin me superlativa dhe për Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për të cilin thonë se meritonte një pritje edhe më madhështore.

Banor: “Populli është i kënaqur, a i ka shërbyer këtij populli, të gjithë janë të kënaqur, shumë të kënaqur. Është një investim duke punuar 24 orë”.

Banor: “Jashtëzakonisht shumë i mirë, mrekulli e madhe, shumë mirë, kështu të jetë me u bo Shqipëria, me tu kënaqë shpirti, si me qenë plak dhe me u bo i ri. Donim me e taku po nuk na lanë”.

Banor: “Shumë mirë jemi ndje”.

Banor: “Ai e meritonte më shumë me e prit, ai e meriton me thënë të vërtetën, është treguar shumë human me popullin shqiptar. Janë 500 familje që janë strehuar, nuk janë pak”, u shprehën banorët e Laçit për ‘Fax News’.