Erdogan: Jam i hapur për takime me presidentin e Sirisë

0

TURQI- Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan shprehet se është i hapur për një takim me presidentin sirian Bashar al Assad, por se tërheqja e trupave turke nga territori sirian si parakusht për bisedimet ishte i papranueshëm.

Duke folur me gazetarët në Stamboll përpara nisjes së tij për një vizitë tre-ditore në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan tha se Turqia kurrë nuk i ka “mbyllur derën” diskutimeve me qeverinë siriane.

“Ne mund të mbajmë një samit katërpalësh (me Sirinë, Rusinë dhe Iranin) dhe jam gjithashtu i hapur për një takim me Asadin. Ajo që ka rëndësi këtu është qasja e tyre ndaj nesh,” tha Erdogan.

Turqia ka qenë aleati më i madh ushtarak dhe politik i opozitës siriane, e cila kontrollon bastionin e fundit rebel në Sirinë veriperëndimore, shkruan Reuters.

Ankaraja ka ngritur dhjetëra baza dhe ka vendosur mijëra trupa në veri të Sirisë, duke penguar ushtrinë siriane të mbështetur nga Rusia të rimarrë rajonin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu