Erdogan në inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, policia kontrolle me qen në zonë

0

Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë kanë nisur përgatitjet e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Në zonë janë marrë masa të forta sigurie, ndërsa në vendin ku është parashikuar të qendrojnë të pranishmit, ekipet e sigurisë po kryejnë kontrolle me qen.

Gjatë paradites së sotme, menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin e Rinasit, Presidenti Recep Tayip Erdogan mori pjesë në dorëzimin e çelësave të banesave të rindërtuara në Laç, një financim ky i qeverisë turke.

Më pas, Erdogan ka shkuar në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama, për të nënshkruar marrëveshjet e përbashkëta të parashikuara mes dy vendeve tona.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama dhe më pas në orën 17:00 do mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu