Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Presidenca turke.
“Netanyahu ka demonstruar edhe një herë se ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”, i tha Erdogan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në një telefonatë, tha presidenca në një postim në X”.
Duke vënë në dukje se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me përplasjet e shkaktuara nga sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Presidenti Erdogan tha se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund spirales së dhunës”, thuhej në postim.
“Duke theksuar se sulmet e Izraelit nuk mund të lejohen të errësojnë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza, Presidenti Erdogan paralajmëroi kundër lejimit që incidentet të përfshijnë edhe Sirinë”, thuhet në deklaratën e presidencës.
Që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza, Erdogan ka qenë një nga kritikët më të ashpër dhe më të zëshëm të Izraelit – duke e quajtur rregullisht atë një shtet terrorist dhe duke e krahasuar Netanyahun me Hitlerin.