Erdogan: Po hapim kalimin në Hataj për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë

0

TURQI- Rexhep tajip Erdogan ka folur për zhvillimet historike botërore në Siri pas mbledhjes së kabinetit turk të hënën pasdite, duke shprehur shpresën se kthimi i refugjatëve në shtetin fqinj do të rritet. Gjithashtu Erdogan u shpreh se diktatura që mbijetoi për 61 vjet me gjak, mizori, shtypje dhe tirani është shembur plotësisht. Më tej ai tha se Assad u largua, duke lënë pas një Siri ku u masakruan rreth 1 milion njerëz dhe shumë qytete u shndërruan në gërmadha.

“Lufta civile që po vazhdon prej 13 vitesh në Siri ka marrë një dimension të ri që nga dje. Diktatura që mbijetoi për 61 vjet me gjak, mizori, shtypje dhe tirani është shembur plotësisht. Ne mirëpresim pastrimin e Tel Rifaatit dhe Manbixhit nga terroristët. Regjimi i Asadit nuk e braktisi kurrë qëndrimin e tij antiturk. Thirrjet tona për zgjidhjen e konfliktit sirian përmes dialogut u refuzuan me arrogancë nga regjimi i vjetër, nuk u vlerësua vlera e dorës së shtrirë nga vendi ynë, nuk u kuptua rëndësia e saj.

Assad u largua, duke lënë pas një Siri ku u masakruan rreth 1 milion njerëz dhe shumë qytete u shndërruan në gërmadha. Do të doja që kombi ynë dhe komuniteti ndërkombëtar të dinë se Turqia ka përmbushur me përpikëri kërkesat e ligjit të fqinjësisë. Ne qëndruam në favor të paqes, lirisë, dialogut, drejtësisë”, tha ndër të tjera presidenti turk.

Po ashtu Erdogan u shpreh se Turqia nuk ka sy për territoret dhe sovranitetin e një vendi tjetër, por qëllimi i vetëm i operacioneve ndërkufitare është të mbrojmë atdheun dhe qytetarët turq nga sulmet terroriste. Më tej ai u shpreh se është detyra e tyre të mbështesim fuqimisht përpjekjet e tyre për të ringjallur dhe për të rikthyer vendin e tyre në këmbë.

“Turqia nuk ka sy për territoret dhe sovranitetin e një vendi tjetër. Qëllimi i vetëm i operacioneve tona ndërkufitare është të mbrojmë atdheun dhe qytetarët tanë nga sulmet terroriste. As PKK dhe shtrirjet e saj në Siri dhe as ISIS nuk janë bashkëbisedues të vendit tonë. Siria i përket sirianëve me identitetet e tyre fetare. Populli sirian është ai që do të vendosë në Siri. Është detyra jonë të mbështesim fuqimisht përpjekjet e tyre për të ringjallur dhe për të rikthyer vendin e tyre në këmbë. Siria, ku të gjithë sirianët, pavarësisht nëse janë arabë, turkmenë, kurdë, sunitë, alevi, nusaitë apo të krishterë, do të jetojnë në paqe, është synimi më i madh i Turqisë”, përfundoi presidenti turk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu