Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë vazhduar për dekada me Greqinë mbi Qipron është krijimi i dy shteteve.
Krerët e Greqisë dhe Qipros njoftuan se do të pranonin vetëm një zgjidhje paqeje bazuar në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe hodhën poshtë idenë e Turqisë dhe Qipros turke në dy shtete.
Bisedimet nën udhëheqjen e OKB-së janë planifikuar për muajin e ardhshëm dhe ata janë gati të ftojnë anëtarë të të dy komuniteteve dhe ministra nga tre vende që do të jenë garancia e marrëveshjes: Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe.
Do të diskutohen gjithashtu tensionet midis Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun lindor lidhur me projektet e energjisë.
Erdogan gjithashtu u tha ligjvënësve të partisë së tij se ai nuk do të takonte Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis pavarësisht nga rinisja e bisedimeve midis dy anëtarëve të NATO-s mbi mosmarrëveshjet e tyre detare.
Erdogan tha se Mitsotakis e kishte “sfiduar” atë dhe i bëri thirrje Kryeministrit grek të “të dijë kufijtë e tij”.