Erdogan së bashku me Ramën mbërrijnë në kryeministri, pritet të firmosen marrëveshjet e rëndësishme!

0

Pas dorëzimit të çelësave të shtëpive të reja në Laç, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë mbërritur në ambientet e Kryeministrisë.

Rama dhe Erdogan pritet të nënshkruajnë 7 marrëveshje, ndërsa e para ka të bëjë me një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

E dyta mësohet se do të jetë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

Pritet të ketë edhe një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

Nuk do të mungojë as një memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare. Takimi i tyre në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp, ndërsa pritet që Erdogan do të marrë pjesë dhe në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet.

Ndërsa siç është bërë publike më herët, në orën 17:00, Erdogan do të ngjitet dhe në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, nga ku do mbajë një fjalim përshëndetës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu