Erdogan: Të shpëtojmë popullin tonë nga “murtaja” kamatë

0
President of Turkey Recep Tayyip Erdogan makes a statement after chairing the cabinet meeting in Ankara, on December 14, 2020. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo by ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Presidenti Erdogan në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, u tregua i vendosur kundër normave të larat të interesit. Mediat e huaja shkruajnë se Erdogan deklaroi se ekonomia turke së fundmi është vënë në shënjestër të disa qarqeve.

“Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga murtaja e quajtur kamatë. Le të mos ofendohen miqtë tanë që mbrojnë kamatat, por unë nuk mund të jem bashkë me ata që mbrojnë kamatat në rrugën tonë”,– tha Erdogan.

“Për sa kohë që jam në këtë pozicion, do të vazhdoj deri në fund luftën time kundër interesit dhe inflacionit. Për këtë çështje, urdhri është i qartë. Ne do ta shikojmë çështjen nga ky këndvështrim dhe do të ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat. Interesi është shkaku, dhe inflacioni është efekti”, -tha ai, duke përsëritur moton e tij të shpeshtë.

Më pas Erdogan theksoi se shumë vende të zhvilluara po hyjnë në një krizë të thellë ekonomike.

“Vendet e zhvilluara janë në prag të depresionit më të madh ekonomik që nga Lufta e Dytë Botërore. Është e qartë se kjo do të pasohet nga kriza sociale dhe politike,” -shtoi ai.