Erdogan telefonatë me Putin: Moska është e gatshme të punojë me Ankaranë për të liruar portet ukrainase që…

0

Presidenti rus, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me temë çështjen e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj.

Sipas Ankarasë gjatë bisedimeve, Erdogan theksoi nevojën për të ndërmarrë hapa për të rivendosur paqen, e cila do të minimizojë efektet negative të luftës.

Erdogan deklaroi gatishmërinë e Turqisë për të pritur një takim të përbashkët me Rusinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll dhe gatishmërinë e vendit të tij për të luajtur një rol vëzhgues në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Nga ana e tij, Kremlini tha se të dy udhëheqësit folën gjithashtu për “sigurimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi dhe Azov duke eliminuar kërcënimin e minave në ujërat e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu