Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk vonoi të telefononte aleatin e tij Vladimir Putin, për t’i shprehur mbështetjen në përballjen me ushtrinë private Wagner.
“Me iniciativën e palës turke Putin dhe Erdogan diskutuan rebelimin që po vazhdon në Rusi dhe Erdogan shprehu mbështetjen e plotë për hapat e ndërmarrë nga udhëheqja ruse“, thuhet në një deklaratë nga Kremlini zyrtar.
Presidenti turk i rizgjedhur së fundmi e ka konsideruar më parë veten një ndërmjetës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Prej kohësh, Erdogan është shfaqur i afërt me homologun rus Vladimir Putin, ndërsa marrëdhënien mes dy vendeve e ka cilësuar “të veçantë”.