Ergys Malja heq dorë!Vrasja e Endri Mustafës natën e Bajramit, i mituri:Kam gënjyer!

0

Bashkëpunëtori i drejtësisë, dëshmitari kryesor për vrasjen e Endri Mustafës, 15-vjeçari Ergys Malja ka vendosur që të bëjë hapa pas. Ai është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin. Të dy janë marrë të pandehur për akuzën “vrasje me paramendim”, për ekzekutimin e ndodhur ditën e festës së Bajramit, në maj të 2021 në Shkodër.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” ka bërë me dije se hetimet kanë përfunduar dhe aktualisht kjo dosje penale është çuar në gjykatë por dëshmitari kryesor dhe njëherësh i pandehuri, Ergys Malja, është tërhequr nga rrëfimi i tij. Para togave të zeza ai ka bërë me dije se gjithçka ka deklaruar për veten dhe Ibrahim Licin në fazën e hetimeve paraprake, ka qënë e pavërtetë. Por nuk ka dhënë arsyen se përse nuk e ka gënjyer. Por dy prokurorët pretendojnë se dy të pandehurit Ergys Malja dhe Ibrahim Lici, kanë marrë pjesë direkt në vrasjen e Endri Mustafës.

Ndërkohë që Malja është para drejtësisë, nga ana tjetër Lici vijon të jetë në kërkim nga Policia dhe po gjykohet në mungesë. Ai është akuzuar edhe më parë nga prokuroria si pjesë e grupit që vrau dy vëllezërit, Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodrës por kjo akuzë nuk u provua dhe çështja kundër tij u pushua.

Sa i përket vrasjes së Mustafës, në dosjen hetimore shkruhet se Ergys Malja, është njeriu që ka nxjerrë nga shtëpia dhe e ka çuar në zonën e Livadheve në periferi të qytetit, duke i kërkuar ndihmë për 150 rrënjë kanabis. Menjëherë ai ka dalë me motor nga shtëpia duke shkuar me të miturin në Livadhe, ku është qëlluar me 7 plumba. Endri Mustafa është larguar nga banesa mbrëmjen e 15 majit 2021, por trupi i tij u gjet disa ditë më pas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu