Erion Veliaj betohet si kryetar i Bashkisë: Tirana është e të gjithëve

0

TIRANË- Erion Veliaj është betuar pasditen e sotme si kryebashkiak i Tiranës, pas fitores në zgjedhjet e 14 majit. Betimin po e zhvillon në tarracën e Bashkisë së Tiranës, vend ku janë zhvilluar edhe të tjera evenimente.

“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve”, u shpreh ai.

Në zgjedhjet e 14 majit, kundërshtari më i fortë i Veliajt ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, të cilin e mundi me një diferencë të thellë votash.

Ky është mandati i tretë i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjes së tij për herë të parë në vitin 2015, ku përballë kishte kandidatin e opozitës, Halim Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu