Erjola në një lidhje me Azet? / Pas videos virale, ja detajet që ‘dalin në dritë’!

0

Ditën e djeshme ka bërë xhiron e rrjetit një video ku shihen moderatorja Erjola Doci dhe reperi Azet në makinë duke u përqafuar dhe menjëherë nisi të qarkullojë lajmi se dyshja janë në një lidhje.

Duke qenë se Erjola është deklaruar si ‘single’ edhe jashtë, por edhe brenda shtëpisë së BBV, kjo video ka bërë mjaft kurioz rrjetin.
Një tjetër detaj, është unaza të cilën mban reperi në dorë, e njëjtë me atë që mbante edhe moderatorja.
Nga ana tjetër, në profilin e Erjolës sot është postuar një video e shoqëruar me një nga këngët e Azet.

Nëse nisemi nga detaji i unazës, këto video datojnë rreth 3vite më parë dhe ndoshta kemi të bëjmë me një marrëdhënie të mbyllur tashmë, ose ndoshta me anë të videos që është postuar në profilin e moderatores, personi që i menaxhon Instagramin Erjolës, po konfirmon zërat që qarkullojnë – këtë mbetet ta shohim në vijim…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu